Përfaqësueset e shoqatës ”Thirrjet e Nënave”, kanë dorëzuar sot në Prokurorinë Speciale, një kallëzim penal kundër krimeve serbe ndaj shqiptarëve në Kosovë.
Bashkë me këtë kallzim penal aty do të zë vend edhe libri ”E vërteta për krimet serbe”, në të cilin përfshihen rrëfimet dhe faktet e familjarëve të të zhdukurve.
Kryetarja e ”Thirrjeve të Nënave”, Nysrete Kumnova, tha se dëshmitë në këtë libër janë nga dora e parë e familjarëve.
”Në këtë libër janë 148 të rrëmbyer dhe të zhdukur. Emrat janë konkrete. Dëshmitë janë nga dora e parë e familjarëve të të pagjeturve dhe kemi rrumbullakuar në libër të gjitha”.
”I dorëzuam në gjykatë që të zihen dhe të dalin para drejtësisë, për këta dhe shumë të tjerë që ende konsiderohen të zhdukur dhe mbahen në varreza masive në Serbi”, u shpreh Kumnova.
Kumnova shtoi se ndonëse shoqata ka takime të bollshme, institucionet nuk po bëjnë mjaftueshëm për të pagjeturit.
”Thirrjet e Nënave”, thonë qytetarët e Gjakovës i njohin krimbërësit, sepse kanë qenë banorë në këtë qytet.
”Secili familjarë i njeh ata që kanë pasur në oborre të tyre. Numri është shumë i madh i të akuzuarve që kërkojmë sidomos Gjakova ka akuzë të madhe ndaj popullatës jo shqiptare”.
”Bash serbët që kanë banuar në Gjakovë ata kanë bërë krime më së shumti”.
Sipas nënave gjakovare, ky libër është mbështetur nga Komuna e Gjakovës, PTK-ja, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Adelina Badivuku
DHTIK mirëpret heqjen e bllokadave nga kompanitë transportue...
Dy të arrestuar në Arllat të Drenasit për lëndim të rëndë tr...
Një person gjendet pa shenja jete në Skënderaj
OBSH: Rreziku i përhapjes së virusit Nipah përtej Indisë ësh...
Gjenden mbetje eshëtrore në Skënderaj, dyshohet se u përkasi...
Zelensky falenderon Trump për ndalimin e bombardimeve ruse n...