Pas të shtënave që ndodhën para Gjykatës së Qarkut të Bielefeld, Berat Nimani, i dyshuar për ngjarjen, është dorëzuar në polici të enjten mbrëma.
Ai është vëllai i Besar Nimanit, boksierit që u qëllua për vdekje në vitin 2024, raporton WDR transmeton Arbresh.info.
Avokati i tij kishte njoftuar se Nimani pritej të dorëzohej dhe këtë e realizoi duke shkuar në stacionin e policisë në Bielefeld me avokatin e tij.
Berat Nimani do të dalë para gjykatësit të premten. Ai po hetohet për katër akuza të vrasjes së mbetur në tentativë në lidhje me lëndime të rrezikshme trupore.
Personat që u qëlluan përfshinin dy 25-vjeçar, një 23-vjeçar dhe një 63-vjeçar.
Policia ka konfirmuar se gjendja e të lënduarve është stabile.
Dy të dyshuar u arrestuan përkohësisht të mërkurën, por tani janë sërish të lirë. Dyshimi nuk është vërtetuar, tha policia të enjten në mëngjes./Arbresh.info
GERMIN organizon tryezë për votimin nga diaspora në zgjedhje...
Teherani: Topi është në fushën e SHBA-së, ata duhet të prano...
Nisin punimet për efiçiencë energjetike në banesat sociale n...
Parashikimi i motit për sot
Mijëra njerëz protestojnë në Madrid, kërkojnë dorëheqjen e S...
Zbulohet ‘goditja e parë’ e Tottenhamit pasi sig...