Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në bashkëpunim me grupet parlamentare të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate, i kanë dorëzuar sot Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës Mocionin për Interpelancë me ministrin e Integrimit Evropian, Blerim Reka.
Çështja ka të bëjë me deklaratën e Ministrit Reka, i cili në një prononcim të mëhershëm, derisa fliste për marrëveshjen finale të Republikës së Kosovës me Serbinë, propozoi që asaj t’i jepet korridori transit për dalje në detin Adriatik përmes Kosovës.
Grupet tona parlamentare konsiderojnë që deklarata e Ministrit është antikushtetuese, prandaj në këtë interpelancë do të votohet një rezolutë përmes së cilës do të kërkohet shkarkimi i tij nga pozita e Ministrit për Integrimin Evropian./arbresh.info/

Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...
Seancë gjyqësore ndaj Cvetko Kostiq, i akuzuar për dhunim se...
Sot në Davos, Kurti flet për demokracinë dhe Kosovën
Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...