Përfaqësueset e Grupit të Shoqërisë Civile për grumbullimin e dëshmive për krime lufte dhe përgatitjen e kallëzimeve penale kundër kriminelëve serbë gjatë luftës së viteve 1998/99, për herë të tetë kanë dorëzuar kallëzime penale kundër kriminelëve serbë, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës- Departamenti për krime Lufte.
Kryetarja e shoqatës, Shkëndije Hoda së bashku me Mevlyde Saraqi dhe përfaqësueset tjera sot kanë dorëzuar në prokurori edhe mbi 700 emra të kriminelëve serbë që kryen krime gjatë luftës në Kosovë.
“Janë dorëzuar kallëzime penale me dosje sekrete serbe që kanë vepruar në periudhën e luftës 1998-1999 në Kosovë. Bashkë me këto janë dorëzuar edhe mbi 700 emra te pjesëtarëve serbë kriminel që kanë marr pjesë në lufte në Komunën e Gjakovës”, ka thënë Hoda për portalin arbresh.info.
Po ashtu ky grup ka dorëzuar edhe një letër Qeverisë së Kosovës duke kërkuar ndalimin e hyrjes së serbëve në Kishën Ortodokse me datë 06. Janar 2019./Arbresh.info/

VIA: Gjykata e Lartë rrëzon Valon Ademin, Behgjet Pacolli ri...
Blerim Isufaj padit KPK-në, kërkon të anulohet konkursi i ri...
Interneti rikthehet pjesërisht në Iran, pas 88 ditësh blloka...
Sorensen: Nuk do të ketë bilateralizim të dialogut Kosovë-Se...
Rama nga Brukseli: Nuk ka të bëjë me një anëtarësim të lehtë...
BE: Gaza nuk mund të harrohet, situata mbetet e tmerrshme