Personi që njohu nga afër e më pas edhe përmblodhi në 19 libra biografinë, jetën dhe veprën e Shën Nënë Terezës, është Don Lush Gjergji. Ai sot me rastin e 45-vjetorit të Çmimit Nobel për Paqe, do të promovojë veprën “Porositë e Shën Nënë Terezës për ne”.
Në “Mirëmëngjesi Kosovë”, ai ka bërë të ditur se vepra do të përmbledh 45 porosi të humanistes shqiptare, e cila do të promovohet në Akademinë e organizuar nga Ipeshkvinë Prizren-Prishtinë në bashkëpunim me ITSHKSH.
“Nëna Terezë ishte e madhe, mishërimi i traditës, kulturës dhe qytetërimit tonë, ilir, arbër dhe shqiptar. Mbi të gjitha ishte universalizmi i saj, ajo kalonte çdo kufij kohor, hapësinor, gjuhësor, kombëtar e fetar. Për nënën Terezë njerëzit ishin vëllezër apo motra”, ka thënë Don Lush Gjergji në RTK.
Ai tha se kjo figurë globale është pasuri kombëtare. Dha porosi se vetja dhe rrënjët kuptohen përmes fushëveprimtarisë së saj.
Kjo akademi do të bëjë hapjen zyrtare të “Ditëve të Nënë Terezës 2024”, që do të zgjasin deri më 5 shtator. Akademia do të ketë shtrirje në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut.
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Kryetarja Haxhiu bëri homazhe në Lubeniq të Pejës
Yamal reagon ndaj racizmit: Jam edhe unë mysliman
Nis verifikimi i njëhsorëve elektrikë, disa që kishin mospër...
Trump: SHBA-të do të largohen nga Irani shumë shpejt
Po kërkohej përmes Interpolit, ekstradohet nga Zvicra në Kos...