Ushtria gjermane ka përshkruar gjashtë skenarë “më të këqija” për të ardhmen e Evropës deri në vitin 2040.
Dokumenti që është publikuar jo zyrtarisht parashikon që më shumë shtete do të lënë BE-në, për t’ju bashkuar bllokut lindor të udhëhequr nga Rusia, shkruan portali rus RT, transmeton portali arbresh.info
Një letër sekrete e Ministrisë së Mbrojtjes, e zbuluar në revistën Spiegel, ka hedhur dritë mbi shqetësimet kryesore të Berlinit rreth shpërbërjes së komunitetit evropian, një skenari që duket se i frikësohen në shumicën e kryeqyteteve perëndimore.
Me titull “Perspektiva Strategjike 2040” (Strategische Vorausschau 2040), dokumenti i politikës prej 102 faqesh imagjinon gjashtë skenarë që strategët në Berlin i konsiderojnë të besueshëm.
Ata variojnë nga një konflikt Lindje-Perëndim, në të cilin disa shtete të BE-së i përkasin Rusisë, në një “Evropë shumëpolare”, ku disa shtete miratojnë një model politik apo ekonomik rus, në kundërshtim me marrëveshjet e BE-së./arbresh.info/
OKB: Shpenzimet e SHBA-së për luftën “e pamatur” në Iran mun...
Komisioni për Legjislacion miraton projektligjin për “çmimet...
Deklaratat e Trump, Irani paralajmëron përgjigje vendimtare ...
Provimi i Jurisprudencës, reagon kryetari i Gjykatës Supreme...
Beatrix Ramosaj “çmend” me format trupore
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit