DOKUMENT| Udhëzimi Administrativ, që i lejon laboratorët privat të kryejnë testime serologjike

16:00 | 16 Korrik 2020
A Z

Rritja e numrit të infektuarve dhe shtimi i viktimave si pasojë e virusit COVID-19, bëri që udhëheqësit e institucioneve të vendit të marrin disa vendime të reja.

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka nënshkruar një udhëzim administrativ, ku krijohet mundësia ligjore për ofrimin e testimit për SARS-Cov-2 edhe në institucionet shëndetësore private, krahas në institucionet shëndetësore publike, shkruan arbresh.info.

Ky udhëzim përcakton llojin e institucioneve që mund ta ofrojnë këtë lloj të testimit, dhe kushtet që duhet t’i ofrojnë ato.

Përfshirë hapësirën, të raportojnë në IKSHPK për llojin e testimeve të kryera, prodhuesin e testeve, instrumentin/aparatin me të cilin është kryer testi si dhe komentimin profesional të rezultatit të testimit nga specialist.

Më poshtë mund ta shihni të plotë udhëzimin administrativ./A.Zeka/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale