Eksperti mjekoligjor, Naim Uka, thotë se kishte temperaturë dhe dhimbje të nyjave pas vaksinimit, pavarësisht kësaj ai bën thirrje që të merret vaksina, shkruan arbresh.info.
“Pas 8-12 orëve, te dy nga të vaksionuarit kanë filluar reaksionet e para në formë të temperaturës dhe etheve. Tek unë, përdorimi i paracetamolit prej 8 orësh, kaloi në çdo 6 orë. Megjithatë, gjatë natës së parë temperatura dhe ethet vazhduan deri në mëngjes”, shkruan Uka në Facebook.
Ai shton se edhe gjatë ditës së parë një gjendje e tillë me temperaturë dhe ethe vazhdoi deri në mbrëmje, kur këtyre simptomave iu shtuan edhe dhimbjet në nyjet trupore.
“Nata e dytë ishte e shoqëruar me këto simptoma duke iu shtuar edhe djersitja. Tri nënmaica i ndërrova si rezultat i djersitjes. Ditën e tretë më shoqëroi plogështia e përgjithshme, me temperaturë në rënie dhe ethe në minimum”, shkruan Uka.
Në mbrëmjen e ditës së tretë, Uka thotë se djersitja ishte simptomatologjia e fundit, e cila e shoqëroi duke u bindur se tani përveç vetes time kam siguruar familjen time të ngushtë dhe të gjerë, rrethin tim shoqëror dhe këdo tjetër që do të ketë kontakt me atë./arbresh.info/
APKE vlerëson zgjedhjet në Kosovë si proces i rregullt dhe p...
Ylli i Chelseat ka pranuar t’i bashkohet gjigantit spa...
Tragjedi në Saharë, 49 persona humbin jetën në veri të Niger...
Begaj uron Kurtin dhe kërkon bashkëpunim mes partive politik...
Abdixhiku uron partitë për rezultatin zgjedhor: Kosova ka ne...
KQZ përfundon numërimin: LVV fiton 42.91% të votave, PDK 21....