Për këtë qëllim, drejtori i përgjithshëm Lulzim Rafuna takoi kryetarin e Odës Ekonomike Safet Gerxhaliu si dhe kryetarin e agjentëve doganor (shpedicioneve) ku u diskutuan lehtësirat për zhdoganimin e mallrave.
Në ketë takim Rafuna prezantoi dhe kërkoi mendimin e biznesit si dhe agjentëve doganor lidhur me këtë ndryshim që pritet të ndodhë.
Duhet theksuar se kjo iniciativë e doganës u mirëprit nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Shoqata e agjentëve doganor që ofruan përkrahjen maksimale të tyre.
Gërxhaliu në përfundim të takimit theksoi iniciativat e doganës duhet të zgjerohen edhe tek institucionet tjera, pasi dogana ka bërë shumë për biznesin prandaj edhe përkrahet fuqishëm.
“Viti 2016 edhe një herë u dëshmua si vit i diskutimit publiko privat me qëllim të avancimit të agjendës ekonomike”, tha Gërxhaliu./
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës