Njësitet Antikontrabande të Doganës së Kosovës, në orët e herëshme të mëngjesit, kanë ndaluar për kontroll një automjet të dyshimtë në qytetin e Prishtinës.
Sipas njoftimit, gjatë kontrollit nuk është gjetur mall i kontrabanduar, megjithatë, në procesin e kontrollit, është zbuluar një sasi prej 5 gramësh e identifikuar si marijuana, shkruan Arbresh.info.
“Njesitet Antikontrabande të Doganës së Kosovës vazhdojnë të mbikëqyrin dhe të veprojnë në përputhje me ligjin, duke garantuar që territori i Kosovës të mbetet i sigurt dhe i lirë nga veprimtaria e paligjshme.”, thuhet në njoftimin e Doganës./Arbresh.info/
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar