Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra.
Sipas njoftimit të policisë janë gjetur 35 pako me gjithsej 720 kuti të biskotave plazma, për të cilat nuk kishte asnjë dokument përkatës dhe të njëjtat ishin me prejardhje nga Serbia, përcjell Klankosova.tv.
Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent malli i kontrabanduar është sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor-Dheu i Bardhë.
“Policia e Kosovës gjegjësisht njësia e Task Forcës -Lindje në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, gjatë zbatimit të masave për parandalim dhe luftim të kundërligjshmërisë dhe kontrabandës, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve taktike dhe operacionale në teren, me datë 16.02.2024 kanë parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra. Në datën e lartcekur në hyrje të fsh.Novosellë-Kamenicë është vërejtur një veturë e dyshuar me targa vendore e cila ishte duke lëvizur nga Serbia përmes fsh.Breznicë”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Gjatë kontrollit të automjetit të lartcekur i cili drejtohej nga i dyshuari mashkull është vërejtur se i njëjti kishte të ngarkuar 35 pako me gjithsej 720 kuti të biskotave plazma, për të cilat nuk kishte asnjë dokument përkatës dhe të njëjtat ishin me prejardhje nga Serbia”.
Duka uron Vitin e Ri 2026: Mirënjohje për të gjithë ata që k...
Begaj uron Vitin e Ri 2026: Shqipëria dëshmoi vullnet për të...
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Vetëvendosjes ndaj vendimi...
Spiropali uron shqiptarët: 2026 nis me shpresë dhe angazhim ...
Aprovohen mbi 27 mijë fletëvotime nga diaspora, refuzohen rr...
Agim Ademi: Viti 2025 do të mbetet një nga kapitujt më të rë...