Gjatë muajit gusht, Dogana e Kosovës ka realizuar një sërë aksionesh të suksesshme në luftimin e tregtisë me mallra të falsifikuara.
Përmes kontrolleve të detajuara janë ndaluar raste të ndryshme që synonin futjen në treg të produkteve pirate, të cilat dëmtojnë konsumatorin dhe ekonominë vendore, transmeton Arbresh.info.
Në njoftimin e Doganës thuhet se mallrat e ndaluara, pas verifikimit, do t’i nënshtrohen asgjësimit, ndërsa ndaj subjekteve importuese janë inicuar procedurat ndëshkimore kundërvajtëse.
TAFT – Në një ngarkesë u gjetën 3000 copë preparate për flokë të markës TAFT, të importuara nga Kina dhe të dyshuara si falsifikate. Produktet ishin destinuar për tregun vendas, duke rrezikuar shëndetin e konsumatorëve.
BMW, AUDI, MERCEDES – Në një rast tjetër, Dogana ndaloi aksesorë të ndryshëm me markat BMW, AUDI, Mercedes dhe VW, gjithsej 7200 copë. Produktet ishin të falsifikuara dhe të destinuara për t’u shitur si origjinale.
AREON – Gjatë kontrollit të detajuar u ndalua një sasi prej 9000 copë aromash për vetura të markës Areon, të importuara nga Kina dhe të dyshuara si kopje joautentike.
LOUIS VUITTON, GUCCI, CHANEL – Zyrtarët doganor zbuluan një ngarkesë me 944 copë bizhuteri të markave të njohura të luksit, si Louis Vuitton, Gucci dhe Chanel, të importuara nga Kina, të falsifikuara dhe të paautorizuara për treg.
COS – Në dy raste të ndara, zyrtarët doganor ndaluan 623 copë farmerka të markës COS, nga Turqia, të cilat, pas verifikimeve, rezultuan të dyshuara si mallra pirate.
REEBOK – Po ashtu, Dogana ndaloi një ngarkesë me 3700 veshje tekstili të markës Reebok, të importuara nga Kina dhe të dyshuara si produkte të falsifikuara.
“Këto raste dëshmojnë përkushtimin dhe vigjilencën e Doganës së Kosovës në parandalimin e qarkullimit të mallrave të falsifikuara dhe rithekson vendosmërinë e saj në luftimin e tregtisë me mallra pirate, duke mbrojtur konsumatorin, bizneset e ndershme dhe shoqërinë nga efektet negative të kësaj dukurie”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...
“Situatë alarmante në Luginë” – Rexhepi: Diskriminimi mund t...