Gjatë një kontrolli rutinë në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, zyrtarët doganorë kanë ndaluar një automjet ku është zbuluar një sasi barnash dhe suplementesh të padeklaruara, të fshehura në bagazhin e automjetit.
Vlera totale e mallrave të ndaluara arrin mbi 1,600 euro.
Dogana e Kosovës rikujton të gjithë qytetarët dhe udhëtarët se çdo mall që bartet përtej kufirit duhet të deklarohet, dhe mosdeklarimi i tyre përbën shkelje ligjore.
“Zyrtarët doganorë në Pikëkalimin Kufitar në Vërmicë kanë ndaluar mbrëmë një automjet gjatë një kontrolli rutinë, ku është zbuluar një sasi barnash dhe suplementesh të padeklaruara, të fshehura në bagazhin e automjetit. Vlera e pergjithshme e mallrave të ndaluara arrin shumën mbi 1,600 euro. Në bazë të legjislacionit në fuqi, ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, ndërsa mallrat janë ndaluar deri në përfundimin e procedurave përkatëse. Dogana e Kosovës rikujton të gjithë qytetarët dhe udhëtarët se çdo mall që bartet përtej kufirit duhet të deklarohet, dhe mosdeklarimi i tyre përbën shkelje ligjore”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...