Gjatë kontrolleve të rregullta në Zyrën e Brendshme Doganore në Dheun e Bardhë, zyrtarët doganorë kanë zbuluar një ngarkesë me mallra të padeklaruara.
Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, rasti ka ndodhur më 18 dhjetor 2025, në rajonin e Gjilanit, ku gjatë ekzaminimit të një ngarkese mallrash janë konstatuar pjesë të përdorura për automjete, të futura pa u deklaruar sipas procedurave ligjore doganore.
Pas verifikimit, është bërë e ditur se vlera e mallit të ndaluar arrin rreth 4,000 euro.
Mallrat janë sekuestruar, ndërsa ndaj palës përgjegjëse është inicuar procedurë për kundërvajtje doganore, bazuar në nenin 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizës së Kosovës.
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...
Dy javë para finales përjashtohet një konkurrent në Ferma VI...
Gjini: Këmba e ushtarit serb s’mund të shkelë në Kosovë deri...
Molliqaj: U vërtetua se vendit i mungon opozita
Kryeministrja socialdemokrat daneze fiton mandatin e tretë p...
Hamza nesër mban konferencë për media