Dogana e Kosovës ka sekuestruar rreth 150 kg djathë të kontrabanduar në një autobus të linjës Tiranë – Prishtinë, në pikën kufitare në Vërmicë.
Në njoftim thuhet se përveç tentimit të shmangies së taksave, këto produkte nuk kanë plotësuar kushtet higjienike të transportit dhe si të tilla mund të rrezikoni shëndetin e qytetarëve të Kosovës, përcjell Arbresh.info.
Njoftimi i plotë:
3 korrik 2024 Mbrëmë në pikën kufitare të Vermicë, njësitet antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë selektuar për kontroll të detajuar një autobus që qarkullon në linjën Tiranë – Prishtinë. Gjatë kontrollit, vozitësi është pyetur nëse kishte ndonjë gjë për të deklaruar, dhe pasi që ai është deklaruar se nuk kishte asgjë, është filluar kontrollit të detajuar.
Gjatë këtij kontrolli është gjetur e fshehur dhe e padeklaruar një sasi e konsiderueshme e djathërave të ndryshme me origjinë nga Italia. Malli i padeklaruar është ndaluar, në total rreth 150 kg. Përveç tentimit të shmagjes së taksave këto produkte nuk kanë plotesuar kushtet higjenike të trasportit dhe si të tilla mund të rrezikoni shëndetin e qytetarëve të Kosovës.
Dogana e Kosovës vazhdon të jetë e përkushtuar në parandalimin e kontrabandës dhe në mbrojtjen e ekonomisë së vendit./Arbresh.info
BE sinjalizon heqjen e masave ndaj Kosovës, por pa afat të q...
Plagosja në Prizren, i dyshuari arrestohet, i plagosuri jash...
Rusia e shpall Deutsche Wellen “organizatë të padëshirueshme...
AAK nesër e hap fushatën zgjedhore në ora 18:00 në Prishtinë
Osmani udhëton në Bruksel, përfaqëson Kosovën në Samitin e L...
Nga elektronika tek ushqimi: Kosova shpenzoi gati 900 milion...