Zyrtarët e Doganës së Kosovës nga Sektori Antikontrabandë, gjatë realizimit të aktiviteteve operative për luftimin e kontrabandës dhe krimit ndërkufitar, kanë ndaluar sot një automjet të dyshimtë në regjionin e Prishtinës, në segmentin e autostradës Trudë – Prishtinë, për t’iu nënshtruar kontrollit doganor.
Gjatë kontrollit fillestar janë krijuar dyshime për ekzistimin e hapësirave të modifikuara në automjet. Pas një kontrolli të detajuar, zyrtarët doganorë kanë zbuluar bunkerë (hapësira të fshehura të ndërtuara pas fabrikimit), ku ishin të fshehura 2,550 copë fishekë të kalibrit 9 mm.
“Pas përfundimit të kontrollit të detajuar, janë ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale dhe rasti, së bashku me automjetin, municionin dhe personin e dyshuar, i është dorëzuar Policisë së Kosovës për hetime të mëtejshme, në përputhje me kompetencat ligjore. Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe aktiviteteve të tjera të kundërligjshme, duke bashkëpunuar ngushtë me institucionet e zbatimit të ligjit për të garantuar sigurinë publike dhe zbatimin e ligjit në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...