Dogana e Kosovës njofton se sot në Pikëkalimin Kufitar Merdare, zyrtarët e Doganës, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve, kanë realizuar një kontroll të detajuar ndaj një automjeti të dyshuar në hyrje të territorit të Republikës së Kosovës.
Gjatë kontrollit të detajuar, janë zbuluar të fshehura rreth 2 (dy) kilogramë lëndë narkotike, për të cilën dyshohet se është kokainë.
Substanca ishte e fshehur në mënyrë të sofistikuar brenda automjetit.
“Për realizimin e kontrollit të thelluar është përdorur edhe skaneri X-ray, donacion i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pajisje e cila ka lehtësuar ndjeshëm punën e zyrtarëve dhe ka mundësuar lokalizimin e saktë të vendit ku ishte fshehur lënda narkotike. Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente, ndërsa ndaj personave të përfshirë do të ndërmerren veprimet e mëtejme ligjore, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim.
“Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuara në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të narkotikëve, përmes bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional, shkëmbimit të inteligjencës dhe përdorimit të kapaciteteve moderne teknike, me qëllim parandalimin e veprimtarive ilegale dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe të kufijve të Republikës së Kosovës”, njofton Dogana./Arbresh.info
Muriqi i pandalshëm, realizon golin e radhës në La Liga
Mirlind Kryeziu transferohet tek Winterthur
Arrestohet gardiani i Burgut të Dubravës, tentoi të fuste dr...
Rrjedhje të ujit, ndalet nga operimi blloku A5
Vjedhja e argjendarit në Kaçanik, pesë të dyshuarit në parab...
Bombë në Superligën Saudite – Karim Benzema lë Al Ittihad pë...