Në adresën elektronike të redaksisë së Kosovo Online është kërcënuar me mjete shpërthyese që do të aktivizohen, siç thuhet në orën 22:15, transmeton ky portal.
“Në ambientet tuaja është vendosur një mjet shpërthyes, i cili do të shpërthejë saktësisht në orën 22:15. Lavdi Ukrainës”, thuhet në e-mailin e përmendur i cili është shkruar në gjuhën ukrainase.
Për kërcënimet është njoftuar edhe policia, ndërsa objekti në të cilin ndodhet një pjesë e redaksisë është evakuuar, përcjell Kosova Online, bashkë me një fotografi nga vendi i ngjarjes ku shihen pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës për rajonin e Veriut thotë se nuk ka informacion për këtë.
Kohët e fundit ka pasur raportime për vendosjen e bombave në adresa të ndryshme. Deri më tani këto raportime kanë rezultuar të rreme por emaila janë dërguar në spitale, aeroport në Beograd, shkolla në Serbi, Sarajevë dhe Kosovë. Qendrat tregtare në Beograd dhe aeroporti i Nishit janë evakuuar disa herë, ndërsa pak ditë më parë kërcënimet kanë mbërritur edhe në rektoratin e Universitetit të Prishtinës./GE/
Celticu i etur për Lorent Tolajn, por s’mund ta transferojë ...
Gjermania dëbon një diplomat rus për spiunazh
OVL e UÇK-së reagon pas ligjëratës së Speciales në Prishtinë...
Hamza fton qytetarët ti bashkohen protestës së 17 shkurtit p...
Reagon shkolla “Xhevdet Doda”: Nuk kishte ligjëratë nga zyrt...
Osmani në 28-vjetorin e sulmit të dytë ndaj Jasharëve: Preka...