Arbër Behluli, i cili do të garojë në listën e PDK-së, për deputet në Kuvendin e Kosovës u shpreh se ky vendim i tij, ka qenë i mbështetur nga familja.
Arbëri, është djali i këngëtares së njohur, Shkurte Fejza, për të cilën ai tha se fillimisht vendimi i tij për të garuar në zgjedhje, i është dukur interesant.
Madje, ai ka ndarë edhe disa fjalë që ia ka thënë nëna e tij.
“Për mua është emocion i veçantë. Është hera e parë që ekspozohem edhe ndaj mediave, por për të qenë pjesë e kësaj gare dhe bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës, ka qenë një vendim i imi, i mbështetur edhe nga familja, por edhe për mua një nder dhe një veçanti në vete”, tha ai në Klan Kosova.
“Nënës fillimisht i erdhi pak interesant, se unë kam qenë më pak i ekspozuari nga familja, ndaj jetës publike. Ajo fillimisht tha se në as foto në Facebook nuk kemi publikuar moti bashkë, duke e ruajtur privatësinë, tash në politikë. Por, përndryshe e kanë pritur mirë, me një emocion, një mbështetje të plotë nga nëna, babai, motrave, bashkëshortes dhe gjithë familjes”, u shpreh ai.
Ngatërroi emrin e Toneyt? Jonida Vokshi sqaron situatën që m...
E diela me mot kryesisht të kthjellët në të gjithë Shqipërin...
Toney rikthehet pas eliminimit, mbyllet në shtëpinë kapsulë
ShBA-ja sekuestron anijen e dytë me cisternë nafte në brigje...
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 18-të: Luhet në Ma...
Itali, qindra arrestime pas kontrolleve kundër drogës