Sot ka ditëlindjen djali i presidentit Hashim Thaçi, Endriti. Ai feston 20 vjetorin e lindjes, shkruan arbresh.info
E me këtë rast, presidenti ka uruar të birin, i cili ka lindur në kohën e luftës në Kosovë.
Për Thaçin ardhja e Endritit në këtë jetë ishte shenjë e Zotit se jeta kurrë nuk do të shuhet në Kosovë
“Në kohën më të turbullt dhe më të pamëshirshme të luftës para 20 vjetëve, dita kur ke ardhur në këtë botë Endrit ka qenë për mua dhe Lumen si shenjë e Zotit se jeta kurrë nuk do të shuhet në Kosovën tonë. Urime ditëlindjen e 20-të! HTH”, shkruan presidenti Thaçi./Arbresh.info/

Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit