Është mësuar se djali i nënkryetarit të Skenderajt, Nuredin Lushtaku, i moshës së mitur, e ka goditur një këmbësor. Ai është sjell nga qendra e mjekësisë familjare në QKUK.
Se ky aksident ka ndodhur e ka konfirmuar për Express edhe Policia Rajonale në Mitrovicës.
“Sot me datën 07.06.2019 rreth orës 10:40, ne rrugën “18 Qershori” Skenderaj ka qenë një aksident trafiku me lëndime. Te involvuar ka qenë një motoçiklist dhe një këmbësor”, kanë thënë nga Policia.
Këmbësori i goditur është jashtë rrezikut për jetë, mirëpo është dashur që të sillet në QKUK për tretman.
“Viktima (këmbësori) ndihmën e parë e ka marrë në QKMF -Skenderaj, ku për tretman të mëtutjeshëm është dërguar në QKUK, dhe është jashtë rreziku për jetë”.
Në njoftim nuk thuhet asgjë për personin që e ka goditur këmbësorin.
Ndryshe burimet kanë thënë se djali i Lushtakut është rreth 15 vjeçar.
Universiteti i Prishtinës feston 56-vjetorin e themelimit
Kryeministrja e Danimarkës: Trump ende i interesuar për ta m...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet në Kapitolin e S...
Baby G eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Trump i jep Iranit një muaj afat: Përndryshe, do të pasojnë ...