Djali i kreut të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit, Musli Gucati ka shkruar sot në rrjetin social Facebook, për gjendjen shpirtërore të familjarëve, pasi babait të tij i’u përkeqësua gjendja shëndetësore dhe i’u desht të operohet sërish.Kreu OVL-UÇK-së Hysni Gucati, u operua sot vetëm disa javë pas operimit të parë që kishte në Holandë.
Gucati në Hagë po mbahet, pasi u shpall fajtor nga shkalla e parë e Gjykatës Speciale.Gjendja shëndetësore e Gucatit siç thotë djali i tij duket nuk është aspak e mirë.
Postimi i plotë i Musli Gucatit:
“Po e ndjejm çdo dhimbje tanen ashtu qysh gjithë i kena ndje, po mijëra gjilpëra po na u nguliten në shpirt që me ty nuk jemi.Pasha plagët që i ke në trup që sot prapë tu hapen ka me i vra secila dhimbje e jotja tradhëtaret e Kosovës dhe ata që sot nuk na lejuan të jemi me ty në këto momente të vështria që po kalon dhe të privuan nga liria”, /arbresh.info/
Albin Kurti i propozuari i VV-së për kryeministër
Rusia dhe Emiratet Arabe në bisedime urgjente për Hormuzin
Posta shënon 70-vjetorin e pullës “Europa” me emision të ri ...
10 raste me fruth, KOMF-i kërkon vaksinim “derë më derë”
Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarit policor në Pris...
9 Maji, Costa i drejtohet qytetarëve të Kosovës si ‘anëtarë ...