Në mbarë botë sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit. Më këtë rast ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci përmes një postimi në facebook ka përkujtuar rreth gjashtë milion hebrenjë të pafajshëm të cilët u vranë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Holokausti preku thellësisht vendet në të cilat u kryen krimet naziste, duke lënë traumë të pamasë kolektive për shumë hebrenj dhe duke ndryshuar historinë botërore. Më 27 janar 1945 u çlirua kampi nazist i përqëndrimit, Auschwitz-Birkenau në të cilin u ekzekutuan mbi 1 milion njerëz”, ka shkruar Nagavci.
A ja tha se në kohën kur bota ishte dëshmitare e kësaj kohe të vështirë, familjet shqiptare ndihmuan dhe strehuan hebrenjtë në shtëpitë e tyre.
“Sot, detyra dhe obligimi ynë i përbashkët është që të edukojmë gjeneratat e reja, për shkaqet dhe pasojat e krimeve të tilla dhe t’i mësojmë se çka nënkupton Antisemitizmi”, ka shtuar tutje Nagavci./arbresh.info
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve