Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar sot Gjeneralin amerikan Timothy Orr.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se gjeneral Orr është një mik i dëshmuar i Kosovës.
“E kisha për nder që sot në Ditën e Veteranëve, bashkë me Gjeneral Gashin të ndaja momente me Gjeneralin Timothy Orr, një mik i dëshmuar i Kosovës. Përmes Gjeneralit Orr, i uroj të gjithë Veteranëve këtë ditë të veçantë dhe nga zemra i falënderoj për shërbimin! Zoti e bekoftë Kosovën dhe Amerikën”, ka shkruar Haradinaj./Arbresh.info
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...