Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se të mërkurën do të organizojë “Ditën e Hapur”, që do të mbahet me rastin e Ditës së Forcës.
Sipas njoftimit, kjo do të organizohet nga ora 10:00 deri në ora 14:00, shkruan Arbresh.info.
Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, nga ora 12:00, do të jenë të pranishëm udhëheqësit më të lartë shtetërorë, të cilët do të kanë adresim për media duke filluar nga ora 13:00.
Gjatë kësaj dite, do të keni mundësinë të vizitoni kazermat e FSK-së në Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozatin, ku do të prezantohen dhe demonstrohen aftësitë dhe kapacitetet ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës./Arbresh.info/
Arrestohet në Gjakovë i dyshuari për shpërndarje të material...
Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...