Në Ditën e Çlirimit të Deçanit, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka nderuar kolonelin e ushtrisë amerikane Todd Jacobus, me titullin “Qytetar Nderi”.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj bëri të ditur se kolonelit Jacobus i ka ndarë edhe medaljen “Me Besim në Zot, Atdhe e Shtet”, transmeton Arbresh.info
“Deçani i trimërisë dhe sakrificës, sot i ringritur e i zhvilluar, shënon Ditën e Çlirimit. Në këtë ditë të shënuar, Deçani nderoi Kolonelin e Ushtrisë Amerikane, Todd Jacobus, me titullin “Qytetar Nderi”. Gjithashtu, Kolonelit Jacobus pata nderin t’i ndaj medaljen “Me Besim në Zot, Atdhe e Shtet”, për shërbimin shembullor në forcimin e demokracisë dhe sigurisë sonë”, ka shkruar Haradinaj.
“Po ashtu, kemi bërë homazhe te lapidarët e heronjve dhe dëshmorëve në qendër të Deçanit dhe në Kompleksin Memorial të ZO të Dukagjinit në Gllogjan, bashkë me shumë miq e bashkëluftëtarë. Përjetësisht i kujtojmë me respekt të gjithë ata që ranë që ne sot ta gëzojmë lirinë! Falënderues përjetë për miqtë tanë, ShBA-të dhe botën demokratike, që falë vendosmërisë dhe rreshtimit kah e drejta, vulosën njëherë e përgjithmonë lirinë tonë”, tha Haradinaj./Arbresh.info
Arrestohet një i dënuar për pastrim parash në Prishtinë
Çmimi i naftës-Rama: Bordi i Transparencës është vënë në lëv...
Përfundon aleanca mes Rogertit dhe Juelës, banori: S’ka vend...
OVL e UÇK thërret konferencë për media
Një foshnje dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Vushtrr...
SHBA vendos aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme mes...