Partitë politike po vazhdojnë fushatën për zgjedhjet lokale edhe sot në ditën e njëzet e tre, duke mbajtur tubime dhe takime me qytetarë për të shpalosur planprogramet për qeverisjen katërvjeçare në komuna.
Për zgjedhjet komunale të 12 tetorit, janë të certifikuara 93 subjekte politike, prej të cilave 32 parti politike, 2 koalicione, 32 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është: 5,626 kandidatë, prej të cilëve 206 kandidatë për kryetarë të komunave dhe 5 mijë 420 për anëtarë të Kuvendeve Komunale.
Kjo është agjenda e partive politike për ditën e sotme:
Agjenda e LVV-së:
Lëvizja Vetëvendosje mban tubim zgjedhor. Merr pjesë nënkryetari i Lëvizjes, Glauk Konjufca. (Shkolla Fillore “Ramiz Çokli” Shtërpcë, ora 18:00)
Lëvizja Vetëvendosje mban tubim zgjedhor. Merr pjesë kryeministri në detyrë Albin Kurti. (Parku “Xhevat Kasapi”, Rahovec, ora 18:20)
Lëvizja Vetëvendosje mban tubim zgjedhor. Merr pjesë kryeministri në detyrë Albin Kurti. (Shtëpia e Kulturës “Ukë Bytyçi”, Suharekë, ora 19:40)
Agjenda PDK-së:
Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Gjakovës. I pranishëm do të jetë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi. (Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”, ora 18:00)
Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me gratë e Komunës së Prizrenit. E pranishme do të jetë edhe sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku. (Restaurant “Andrra”, Parku i qytetit, ora 18:00)
Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Drenasit. (Shkolla Fillore “Arif Shala”, Korroticë e ultë, ora 20:30)
Agjenda e PSD-së:
Kandidatja e PSD-së për kryetare të Prishtinës, Besa Shahini, do të prezantojë njërën nga pikat e programit në një konferencë për media. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, ora 12:00).
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Vdes në moshën 93-vjeçari disenjatori i famshëm italian, Val...
Merz: Evropa do të shmangë çdo përshkallëzim me SHBA