Sot është Dita Botërore e Metrologjisë, në të cilën shënohet përvjetori i nënshkrimit të Konventës së Metrit.
Në vitin 1875, në Paris u mbajt një konferencë diplomatike për metrin, ku shtatëmbëdhjetë qeveri shtetesh, nënshkruan traktatin e Konventës së Metrit.
Nënshkruesit e kësaj Konvente vendosen të krijojnë dhe financojnë një institut të përhershëm shkencor me emrin “Byroja Ndërkombëtare e Peshave dhe Matjeve”, që shkurtimisht njihet BIPM.
Kosova ka Agjencinë e Metrologjisë, si Institucion Nacional me qendër në Prishtinë dhe me njësinë rajonale në Prizren është në varësi të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.
AMK punon për zhvillimin e tre drejtimeve të metrologjisë në vendin tonë: metrologjisë shkencore, industriale dhe metrologjisë ligjore./rtk
Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të la...
Abdixhiku: Pranvera e gjen LDK-në të bashkuar dhe të fortë
Këto janë çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve
Ndodh edhe kjo në futbollin kosovar/ Batatina i shkruan mesa...
Çfarë tregon shifra e fundit e vitit tuaj të lindjes? Numero...
Makinat elektrike shkaktojnë të përziera te pasagjerët – stu...