Kandidatja për deputete, Mimoza Kusari-Lila ka Dita Botërore për ndërgjegjësimin për sëmundjen e Kancerit është një ditë për të ndërgjegjësuar dhe për të qëndruar pranë atyre që luftojnë me kancerin.
Me anë të një postimi në Facebook, ajo tha se kjo është një kujtesë se çdo veprim, qoftë edhe më i vogli, mund të bëjë ndryshim, shkruan Arbresh.info.
“4 Shkurti – Dita Botërore për ndërgjegjësim për sëmundjen e Kancerit Sot është një ditë për të ngritur zërin, për të ndërgjegjësuar dhe për të qëndruar pranë atyre që luftojnë me kancerin. Është një ditë shprese dhe force, një kujtesë se çdo veprim, qoftë edhe më i vogli, mund të bëjë ndryshim.Le të flasim hapur për parandalimin, diagnozën e hershme dhe trajtimin. Le të mbështesim ata që janë në këtë betejë dhe të fuqizojmë njëri-tjetrin me dashuri dhe solidaritet.”, ka shkruar ajo.
“Sepse bashkë, mund të “mbyllim hendekun e kujdesit” dhe të krijojmë një botë ku askush nuk lufton i vetëm! Shpresa është më e fortë se frika. Jeta është e çmuar. Le të veprojmë sot!”, shtoi Kusari-Lila./Arbresh.info/
Votimi përmes postës, KQZ publikon hapat që duhet ndjekur di...
Meteorologët paralajmërojnë se kjo verë do të sjellë nxehtës...
Bllokimi i punimeve në Ishullin Urban, Rama mban konferencë ...
Haradinaj: Jam për Ballkanin e Hapur, por me një kërkesë – S...
Mourinho kërkon transferimin e një mbrojtësi të majtë, tre e...
Incident i pazakontë në Britani, radio shpall gabimisht vdek...