Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), sot mban tryezën e diskutimit mbi temën “Performanca e sistemit gjyqësor dhe prokurorial dhe vlerësimi qytetar ndaj këtyre institucioneve”.
Kjo tryezë diskutimi ka për qëllim të diskutojë mbi performancën e sistemit gjyqësor dhe prokurorial në Kosovë, përfshirë perceptimin qytetar mbi institucionet e drejtësisë.
Në fillim të diskutimit, GLPS të shpalosë të gjetura nga Botimi i i Indeksit të Performancës së Institucioneve të Sundimit të Ligjit në Kosovë.
Ky botim do të paraqesë trendin e performancës dhe efikasitetin e punës së sistemit gjyqësor dhe prokurorial, si dhe shkallën e kënaqshmërisë së qytetarëve ndaj këtyre institucioneve. Pjesë e raportit është edhe matja e opinionit publik lidhur me tema si influenca politike, mitmarrja, raportimi i korrupsionit, pavarësia në vendimmarrje e deri te vlerësimi i nivelit të sigurisë dhe nismat për reforma në drejtësi.
Indeksi gjithashtu trajton të dhënat mbi punën e prokurorisë dhe gjyqësorit për periudhën 2013-2024 duke vlerësuar performancën e tyre përmes ngarkesës me punë dhe efikasitetit në kryerjen e lëndëve.
Do të flasin Besim kelmendi-Ushtrues Detyre i Kryeprokurorit të Shtetit, Fahret Vellija-anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Vigan Qorrolli, zëvendësministër në Detyrë i Drejtësisë./rtk
FSK-ja forcon lidershipin, gjenerata të reja të trajnuara pë...
Rasti në Majac të Podujevës, Prokuroria: E dyshuara në gjend...
“Vedat Muriqi më i mirë në botë për gola me kokë, Kosova e m...
Hajnat bëjnë kërdi në Prizren, në dy shtëpi vjedhin stoli ar...
Gjenden mjete të pashpërthyera në Selishtë të Gjilanit
Ndalohet një person i dyshuar që kanosi dëshmitarin bashkëpu...