Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur në takim Ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, e cila ishte e shoqëruar nga Gjyqtarja ndërlidhëse për Evropën Juglindore e Ministrisë Franceze të Drejtësisë, Emmanuelle Legrand.
Kryeprokurori Lumezi fillimisht i ka informuar Ambasadoren Butel dhe Gjyqtaren Legrand për funksionimin, organizimin dhe reformat e vazhdueshme në sistemin prokurorial, si dhe për punën e Prokurorit të Shtetit në funksion të forcimit të sundimit të ligjit.
Tema të rëndësishme të diskutimit në këtë takim ishin edhe fuqizimi i bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, shkëmbimi i përvojave në fushën e drejtësisë në mes të dyjave vendeve, veçmas ndërmjet prokurorëve kosovare dhe atyre francez në çështje të interesit të përbashkët, si dhe avancimi i kontakteve dhe bashkëpunimit ndër-institucional.
Në këtë drejtim, Ambasadorja Butel dhe Gjyqtarja Legrand kanë shprehur mbështetjen dhe gatishmërinë e tyre për ta ndihmuar institucionin e Prokurorit të Shtetit në thellimin e bashkëpunimit me institucionet e drejtësisë në Francë.
Në fund të takimit, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka falënderuar Ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie – Christine Butel dhe Gjyqtaren, Emmanuelle Legrand për vizitën, respektin dhe interesimin e treguar për sistemin prokurorial të Republikës së Kosovës./arbresg.info
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari