Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon tryezën e diskutimit me temë “Strukturimi i të pastrukturuarës: Një këndvështrim mbi draft ligjin për qeverinë”?
Kjo tryezë diskutimi ka për qëllim që të diskutojë mbi strukturën e qeverisë duke përfshi numrin çdoherë në rritje të pozitave publike përfshirë numrin e ministrive, zëvendës-ministrave dhe të ngjashme.
Më konkretisht, ky diskutim do të reflektojë në versionin e fundit të draft-ligjit mbi qeverinë dhe nevojën për të pasur një kornize ligjore të tillë.
Gjithashtu, do të diskutohet edhe mbi gatishmërinë politike dhe kornizën kohore të nevojshme për adoptimin e këtij ligji.
Në fillim të këtij diskutimi, GLPS do të prezantojë të gjeturat kryesore dhe rekomandimet nga Analiza e Politikave e titulluar: “Strukturimi i të Pastrukturuarës: Si të reformohet struktura qeveritare për të qenë ne linjë me principet e efiçienës dhe llogaridhënies”.
Për fund, gjatë këtij diskutimi fokus do të vihet edhe mbi nevojën për të pasur shpenzim të duhur të parasë publike, koordinim ndërinstitucional më efikas, dhe rritje të llogaridhënies në administratën publike.
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 23-vjeçarja
Trajneri i Irlandës: Kosova ka qenë mbresëlënëse në ndeshjet...
BE-ja ashpërson ligjet e azilit
Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në Konferencën e S...
Sekuestrohen mbi 33 mijë euro mallra në Vërmicë, një i dyshu...
Arrestohet personi që sulmoi katër persona në Kllokot, mes t...