Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, në kuadër të Forumit Ndërkombëtar “Ulpiana”, që u zhvillua në Prishtinë, e mirëpriti në takim zëvendësministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Silda Anagnosti – Çepe.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se Gashi dhe Anagnosti – Çepe e vlerësuan rëndësinë e forumit “Ulpiana”, si një platformë e veçantë për diskutimin e rolit të diasporës shqiptare dhe angazhimit të saj në proceset diplomatike dhe zhvillimore.
“Diskutimi u përqendrua në agjendën dhe prioritetet e përbashkëta të Kosovës dhe të Shqipërisë për mbështetjen dhe fuqizimin e aktiviteteve të diasporës shqiptare. Zëvendësministrja Gashi e falënderoi homologen e saj për pjesëmarrjen dhe mbështetjen e dhënë në identifikimin e mekanizmave inovativë për përfshirjen e diasporës në sektorët kyç të zhvillimit ekonomik, kulturor dhe social”.
“Të dyja palët u dakorduan për rëndësinë e bashkërendimit të aktiviteteve dhe projekteve konkrete, duke e kthyer diasporën në një partner kyç për zhvillimin dhe avancimin e prioriteteve strategjike të dy vendeve”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron
Përurimi i Unazës së Brendshme, Abdixhiku: Punët e mëdha nuk...
Maqedonci: Në Gjakovë do të prodhohen municione 5.56mm dhe 7...
Netanyahu: Izraeli kontrollon tashmë 60% të Rripit të Gazës