Punimet teknike në rrjetin e ujësjellësit në lagjen 038, do të lënë pa furnizim me ujë disa zona të Prishtinës.
Kështu ka njoftuar KRU Prishtina, e cila theksoi se furnizim me ujë, nuk do të ketë nga ora 11:00 deri në orën 16:00.
“Ju njoftojmë se nesër 23 gusht, do të realizohen punime teknike te lagjja 038, me ç’rast do të mbesin pa furnizim me ujë nga ora 11:00-16:00 këto zona: Hajvalia, lagjja 038, lagjja Qëndresa, lagjja Qershia, lagjja NIC, Priam Village, Swiss Village, zona industriale në Çagllavicë deri te hotel Emerald”, thuhet në njoftim.
“Punimet realizohen për infrastrukturë më të mirë të rrjetit të ujësjellësit”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...