Në ambientet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) u realizua ceremonia e “Kursit të Rreshter Majorëve”, gjenerata e parë e edukimit në këtë nivel.
FSK ka njoftuar se pjesëtarët e saj po edukohen mbi bazën e vlerave perëndimore dhe standardeve më të larta të Ushtrisë Amerikane.
“Ky projekt është mbështetur direkt nga Garda Kombëtare e Ajovas dhe Ushtrisë Amerikane në edukimin e instruktorëve të FSK-së. Shkolla e Nënoficerëve dhe instruktorët e FSK-së, realizuan me sukses kompletimin e edukimit më të lartë të nivelit të nënoficerëve”, u tha në njoftim.
Komandanti i KDS-së, gjeneral brigade Jeton Dreshaj, në emër të komandantit të FSK-së, i uroi të diplomuarit për sukseset e arritura gjatë shkollimit dhe falënderoi të pranishmit.
Pesëmbëdhjetë nënoficerët e diplomuar do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në trajnim, mentorimin, këshillimin dhe mësimin e gjeneratave të reja në të gjitha njësitë e FSK-së./Arbresh.info
Arlinda Muqa zgjedhet anëtare joprokurore e Këshillit Prokur...
Qeveria merr disa vendime në mbledhjen elektronike
Flick i jep përparësi ëndrrës së Ligës së Kampionëve pavarës...
Kuvendi miraton katër marrëveshje ndërkombëtare
PDK: Rezoluta e miratuar, akt i rëndësishëm për mbrojtjen e ...
Sveçla deklarohet plotësisht i pafajshëm për gazin lotsjellë...