Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka realizuar një vizitë pune në terren përgjatë aksit rrugor Kijevë–Pejë, një projekt me rëndësi të veçantë për zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e qarkullimit në vend.
Sipas njoftimit, gjatë vizitës, ministri u informua nga afër për ecurinë e punimeve në segmentet kryesore të projektit, duke zhvilluar takime me përfaqësues të operatorëve ekonomikë dhe mbikëqyrësit e punimeve.
Në fokus të diskutimeve ishte dinamika e realizimit të punimeve, respektimi i afateve të përcaktuara, si dhe adresimi i sfidave që paraqiten në terren.
“Ministri kërkoi angazhim të shtuar nga të gjithë operatorët e përfshirë, përmbushje të plotë të obligimeve kontraktuale dhe realizim të punimeve në përputhje me standardet e kërkuara të cilësisë”, thuhet në njoftim.
Tutje theksohet se projekti i rrugës nacionale N9 Prishtinë–Pejë mbetet një nga projektet prioritare të ministrisë, me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e lidhjes ndërmjet rajoneve të vendit.
Specialja anulon dy seancat për administrimin e drejtësisë n...
Haxhiu: Efikasiteti i Kuvendit i domosdoshëm për zgjedhjen e...
Në seancën e së premtes fokusi te marrëveshjet ndërkombëtare
Zgjedhja e presidentit, Nagavci: Kryeministri po bën gjithçk...
Ekstradohen dy persona, njëri nga Gjermania në Kosovë dhe tj...
Kurti: Bandat kriminale janë shpartalluar, normaliteti po kt...