Milovan Drecun, kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë ka deklaruar se nuk mund ta largojë përshtypjen se dikush me mosdhënien e vizës amerikane për shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushgtrisë së Serbisë Lubisha Dikoviq dëshiron të bëjë paralele me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj të cilit po ashtu nuk është dhënë viza amerikane, transmeton koha.net.
“Gjeneral Dikoviq është njëri nga më meritorët që bashkëpunimi bilateral ushtarak ndërmjet Serbisë e SHBA-së është zhvilluar dhe përparuar kaq shumë. Vjet janë mbajtur më shumë se 140 aktivitete të përbashkëta ushtarake,”citon n1 të ketë thënë Drecun.
Sipas medieve serbe, Dikoviq ka aplikuar për vizë amerikane në muajin tetor deh atij nuk është kthyer asnjë përgjigje.
Haradinaj ka aplikuar për vizë gjatë muajit dhjetor dhe është në pritje të saj.
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi