Të dielën, rreth orës 03:50 në fshatin Shajne të Dragashit, në një pelavicë ka shpërthyer zjarri me ç’rast është djegur ushqimi i bagëtive (sanë), .
Zjarrfikësit dhe policia kanë dalë në vendin e ngjarjes. Të lënduar në njerëz nuk ka ndërsa dëmi konsiderohet të jetë 4000 euro. Gjatë hetimit fillestar dyshohet se zjarri ka ardhur nga mjetet piroteknike të cilat janë ndezur gjatë ahengut familjar (synetit).
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren apelon tek qytetarët që të jenë më të kujdesshëm në përdorimin e mjeteve që hapin zjarr sepse temperaturat janë të lara dhe mundësia për shpërthimin e zjarreve të padëshiruara është e madhe.
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...