Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë stallën në fshatin Stubëll e Poshtme të Vitisë, duke shkaktuar vdekjen e 42 deleve dhe dëme të konsiderueshme materiale.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar vendin e ngjarjes dhe familjen e prekur, duke shprehur solidaritetin e tij dhe premtuar se komuna do të ndërmarrë të gjitha masat për të ndihmuar në rikuperimin e dëmeve dhe për t’u siguruar që familja të marrë mbështetjen e nevojshme.
Në vizitë ishin edhe Komandanti i Policisë dhe përfaqësues nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe ajo e Bujqësisë, të cilët vlerësuan dëmet dhe ofruan ndihmën e parë në terren.
Haliti falënderoi zjarrfikësit për reagimin e shpejtë, i cili sipas tij shpëtoi jetën e një gruaje të familjes dhe parandaloi tragjedi më të mëdha.
“Kryetari gjithashtu falënderoi njësinë e zjarrfikësve për reagimin e shpejtë, që bëri të mundur shpëtimin e jetës së një gruaje të familjes, duke parandaluar një tragjedi edhe më të madhe”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të la...
Abdixhiku: Pranvera e gjen LDK-në të bashkuar dhe të fortë
Këto janë çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve
Ndodh edhe kjo në futbollin kosovar/ Batatina i shkruan mesa...
Çfarë tregon shifra e fundit e vitit tuaj të lindjes? Numero...
Makinat elektrike shkaktojnë të përziera te pasagjerët – stu...