Një shtëpi është djegur në Mitrovicë para disa minutash.
Shtëpia e familjes Koroglu ishte shtëpia më e vjetër në Mitrovicë. Kjo shtëpi daton qysh nga gjysma e parë e shekullit XIX dhe gjendet në listën e trashëgimisë kulturore për mbrojtje, shkruan Arbresh.info.
Sipas policisë nuk raportohet të ketë persona të lënduar.
“Sonte rreth orës 20:10 është raportuar se në rrugën “Bedri Gjina” në Mitrovicë, një shtëpi që është pjesë e trashëgimisë kulturore ështe përfshirë nga zjarri. Nuk raportohet për persona të lënduar. Njësitet kompetente policore kanë nisur hetimet për shkaqet e zjarrit.”, ka thënë zëdhënsi i Policisë, Avni Zahiti./Arbresh.info/
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...