Një veturë është përfshirë nga zjarri gjatë pasdites së sotme në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, drejtimi Duhël-Prishtinë
Rastin e ka konfirmuar për Arbresh.info zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi. Ai bëri me dije se, fatmirësisht, nuk ka të lënduar nga ky incident.
Sipas tij, si pasojë e këtij incidenti, trafiku po zhvillohet vetëm në një shirit.
“Rreth orës 17:10, policia është njoftuar se në autostradë drejtimi Duhël-Prishtinë, një veturë është përfshirë nga zjarri. Nga ky rast nuk ka persona të lënduar. Njësitet policore, zjarrfikësit dhe kompania për mirëmbajtjen e autostradës kanë dalë në vendin e ngjarjes. Për momentin trafiku po zhvillohet vetëm në një shirit”, tha Krasniqi./Arbresh.info
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...