Një automjet është përfshirë nga zjarri në rrugën “Zoran Gjingjiq” në Mitrovicë të Veriut, ndërsa dyshimet e para janë se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.
Rasti është raportuar, ku automjeti në pronësi të një gruaje është kapluar nga flakët.
Pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë intervenuar ekipet e zjarrfikësve, të cilat kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin dhe të parandalojnë përhapjen e tij.
Gjithashtu, në vendngjarje ka dalë edhe eksperti i zjarreve, i cili pas ekzaminimit ka vlerësuar se ekziston dyshimi që zjarri të jetë shkaktuar me dashje.
Policia është duke hetuar rastin për të përcaktuar rrethanat e plota dhe për të identifikuar autorët e mundshëm./Arbresh.info
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...