Një veturës në Fushë Kosovë i është vënë flaka, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, ankuesi ka bërë të ditur se disa persona të panjohur i kanë vënë flakën veturës, ndërsa zjarri ishte fikur nga një kalimtar i rastit.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për hetime të mëtutjeshme.
“Fushë Kosovë 24.04.2023 – 02:08. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të panjohur i kishin vënë flakën veturës së tij. Zjarri ishte fikur nga një person kalimtar i rastit, ndërsa lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për hetime të mëtutjeshme”, thuhet në raportin e PK./Arbresh.info/
Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...