Një veturë me targa serbe është djegur në veri të Kosovës, rreth orës pesë të mëngjesit.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani.
Sipas Elshanit, bëhet fjalë për një veturë të tipit “Volkswagen Sharan” që ka qenë e parkuar në rrugën “Ivo Lola Ribar” në afërsi të shtëpisë së pronarit.
“Policia ka marrë njoftimin për zjarrin rreth orës pesë të mëngjesit kur edhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku paraprakisht kishin arritur zjarrfikësit. Ndërsa për momentin s’ka të dyshuar dhenuk dihet motivi”, tha ai.
Tutje, Elshani shtroi se hetimet për këtë rast po vazhdojnë.
Kujtojmë se, pas mesnate gjithashtu janë plagosur dy persona në veri të Mitrovicës. /Arbresh.info/
lexo edhe:
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Vdes në moshën 93-vjeçari disenjatori i famshëm italian, Val...
Merz: Evropa do të shmangë çdo përshkallëzim me SHBA