Policia njofton se sot rreth orës 10:00, policia ka marrë informatën se në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, saktësisht në parkingun brenda Kampusit të Universitetit të Prishtinës, është duke u djegur një veturë e tipit Mercedes.
Policia njofton se menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet e nevojshme policore, të përkrahur edhe nga zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Policia njofton se zjarri është lokalizuar, nuk ka asnjë person të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
“Vetura e tipit Mercedes është djegur tërësisht, ndërsa dy vetura të tjera (një Seat Ibiza dhe një Suzuki), të cilat kanë qenë të parkuara afër janë dëmtuar”, njofton policia.
Aktualisht policia po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore me qëllim të ndriçimit dhe sqarimit të të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin, thuhet në njoftimin e Policisë.
Në këto pamje të cilat i ka dërguar një lexues i Indeksonline, shihet vetura e përfshirë në plakë derisa zjarrfikësit përpiqen ta shuajnë atë/indeksonline/

Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...
Man City me gjest të jashtëzakonshëm për tifozët, pas humbje...
Trump bën deklaratën më të qartë deri më tani – përjas...
Zjarr në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, digjet një bojl...
Ardit Tahiri prezantohet tek Kolos Kovalinka
Norvegjia e Suedia kundër Bordit amerikan të Paqes, Italia d...