Një shtëpi është përfshirë nga zjarri dje në rrugën “Ali Pasha Gucia” në Mitrovicën e veriut, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, një person është lënduar duke u përpjekur për ta shuar zjarrin.
Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes ndërsa shkaqet e zjarrit ende nuk dihen.
Shtëpia është djegur tërësisht ndërsa një objekt përcjellës dhe një shtëpi tjetër janë dëmtuar pjesërisht.
Rasti vazhdon të hetohet.
“Rr. Ali Pasha Gucia, Mitrovicë Veri 07.10.2023 – 06:30. Raportohet se në rrethana deri më tani të panjohura është përfshirë nga zjarri një shtëpi. Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes, zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin. Në përpjekje për ta fikur zjarrin një person ka pësuar lëndime, ndërsa si pasoj e zjarrit një shtëpi është djegur tërësisht ndërsa një objekt përcjellës dhe një shtëpi tjetër janë dëmtuar pjesërisht. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
OBSH: Shqipëria, ulje e ndjeshme e vdekshmërisë te fëmijët
Edon Zhegrova reagon pas humbjes me Turqinë: Do të vijë dita...
Irani paralajmëron SHBA: Ngushtica e Hormuzit nuk do të jetë...
Rama diskuton me Shoqatën e të Verbërve për përmirësimin e k...
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut
Chelsea publikon shifrat alarmante financiare