Është djegur një kamion në rrugën Prishtinë – Pejë, në fshatin Balincë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se nuk ka të lënduar dhe se zjarri është lokalizuar.
“Rreth orës 21:05, Stacioni Policor në Malishevë është njoftuar për një incident zjarri në fshatin Balincë, ku një automjet (kamionetë) ishte përfshirë nga flakët. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi i zjarrfikësve. Zjarri është lokalizuar dhe, përveç dëmeve materiale, nuk është raportuar për lëndime apo pasoja në njerëz”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Nga raportimet e mediave shihen kolona të mëdha si pasojë e aksidentit.
Arbresh.info ka kontaktuar edhe me zjarrëfikësit të cilët janë në vendin e ngjarjes, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk kemi marrë asnjë përgjigje./Arbresh.info
Tërmeti godet Iranin, raportohet lëkundje pranë Teheranit
Hoxha Osman Musliu në listën e VV-së për deputet, e publikon...
Raporti i Eurostat, sa është numri i shqiptarëve të kthyer n...
Rritet bilanci i viktimave nga sulmet izraelite në Liban, 2,...
Gabimi i rëndë i portierit ia prish festën Ronaldos, titulli...
Lista zyrtare e kandidatëve të LDK-së për deputetë