Është përfshirë nga zjarri sot një fabrikë në fshatin Bibaj të Ferizajt.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt.
Veseli tha se zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin ndërsa ende nuk dihet për shkaqet e këtij incidenti mirëpo, dëmet materiale të shkaktuara janë të konsiderueshme.
Nuk raportohet për lëndime në njerëz.
“Ju njoftojmë se më datë 02.02.2025, rreth orës 19:10, është raportuar një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Bibaj të Ferizajt. Patrulla policore dhe njësia zjarrfikësve kanë arritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Për këtë rast janë njoftuar hetuesit e stacionit dhe krimteknikët. Shkaqet e incidentit të zjarrit ende nuk dihen. Ndërkohë, zjarrfikësit kanë lokalizuar dhe kontrolluar zjarrin. Dëmet materiale shkaktuara nga zjarri janë të konsiderueshme, por nuk raportohen lëndime në njerëz. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar Prokurori i Shtetit”, tha Veseli./Arbresh.info
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj