Sot në orët e paradites është djegur shtëpia e kulturës në Dragash. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj djegie, mirëpo, përveç dëmeve materiale pasoja në njerëz nuk ka.
Zyrtarë policorë në rajonin e Prizrenit kanë konfirmuar rastin në fjalë, duke thënë se përveç dëmeve material, pasoja në njerëz nuk ka. Policia dhe hetues rajonal menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes .
“Sot rreth orës 10:20 policia ka pranuar një informatë se shtëpinë e kulturës në Dragash e ka përfshirë zjarri. Zjarri ka përfshirë çatinë e shtëpisë së kulturës dhe pritet që ekspertët të Njësive preventive të zjarrit të dalin me raport zyrtarë për shkaqet e zjarrit. E dimi se ka pasur Zyra në këtë objekt kulturor, por nuk mund të konfirmojmë se ka qenë edhe redaksia e radios “Gora””, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha.
Zbulohet e vërteta e mungesës së Fabian Ruiz, nuk lidhet me ...
Prishtinës i largohet lojtari kryesor në prag të play-offit,...
Arrestohet një person në Prizren i dyshuar për disa raste të...
Arrestohen dy të rinj në Vlorë, u kapën me kokainë
Haradinaj: Kushtetuta, gardiane e shtetit
Abdixhiku: Kushtetuta, themel i shtetësisë për të ardhmen e ...