Në zjarrin që shpërtheu dje pasdite në stallën e 39 vjeçarit L.I. nga fshati Forinë i Gostivarit, u dogj bagëtia dhe sana. Dëmi vlerësohet në rreth 26 mijë euro.
Sipas SPB Tetovë, zjarri është shfaqur rreth orës 17 dhe shpejt është përhapur nëpër stallë.
Në stuhinë e zjarrit janë djegur 30 qengja dhe jonxha e kafshëve, pronësi e xhaxhait të tij A.I. (55) me të cilin së bashku e kanë shfrytëzuar objektin.
Është kryer kontroll i tërësishëm, ndërsa dëmi i tërësishëm material vlerësohet në 1,6 milion denarë.
Tani për tani nuk është e njohur se cilat janë arsyet e zjarrit, punohet në konfirmimin e tyre dhe në rrethanat në të cilat ka ndodhur.
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...
Ndjekje si në filma nga Obiliqi deri në Veri, dy policë të l...
Në Shqipëri “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmij...
Parashikimi i motit për nesër
Dhjetëra qytetarë protestojnë kundër Lojërave Olimpike Dimër...
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...